• e premte, 27 dhjetor 2024

OBSH: Lija e majmunëve akoma karakterizohet si "krizë globale shëndetësore"

OBSH: Lija e majmunëve akoma karakterizohet si
Gjenevë, 1 nëntor 2022 (MIA) Epidemia e lisë së majmunëve vazhdon të paraqesë "krizë shëndetësore globale" që është niveli më i lartë i paralajmërimit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), kumtoi sot Komiteti i krizave të agjencisë së KB-së. Kategorizimi i OBSH-së për "Krizën për shëndet publik me interes ndërkombëtar (PHEIC)" është disejnuar për të shkaktuar përgjigje ndërkombëtare të koordinuar dhe të lirojë resurse për bashkëpunim për ndarjen e vaksinave dhe trajtimeve.
OBSH në korrik publikoi se përhapja e shpejtë e lisë së majmunit është krizë shëndetësore globale. Lija e majmunëve zakonisht fillon me simptoma të ngjashme me gripin si ethe, dhimbje koke të forta dhe ënjtje të nyjeve limfatike. Pas një deri në tre ditë, në fytyrë dhe në trup shfaqet një skuqje, e cila fillimisht shfaqet në formën e lezioneve të sheshta. Simptomat mund të zgjasin dy deri në katër javë. Lija e majmunëve mund të jetë vdekjeprurëse, por sipas OBSH-së, shkalla e vdekshmërisë ndryshon nga lloji në lloj nga thuajse zero madje deri në 11 për qind.

QËNDRONI TË LIDHUR