• e premte, 27 dhjetor 2024

OBSH: Koronavirusi së shpejti do të jetë i krahasueshëm me gripin sezonal

OBSH: Koronavirusi së shpejti do të jetë i krahasueshëm me gripin sezonal

Gjenevë, 17 mars 2023 (MIA) - Koronavirusi së shpejti do të krahasohet me rrezikun nga gripi sezonal, kumtoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila shpreson se përsëri do ta ulë nivelin maksimal të gatishmërisë këtë vit.

“Mendoj se po arrijmë në një pikë ku mund ta shikojmë koronavirusin në të njëjtën mënyrë si e shohim gripin sezonal, i cili është një kërcënim shëndetësor, një virus që do të vazhdojë të vrasë, por një virus që nuk do të prishë shoqërinë tonë. ose sistemet tona spitalore”, theksoi në konferencë kreu i programit të OBSH-së për emergjencat, Majkëll Rajan.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adanom Gebrejesus tha se ishte "shumë i kënaqur që për herë të parë numri i vdekjeve javore të raportuara në katër javët e fundit është më i ulët se kur u përdor për herë të parë fjala "pandemi", tre vjet më parë.

Sipas tij, OBSH mund të ulë nivelin maksimal të alarmit këtë vit.

Më 30 janar 2020, OBSH shpalli një emergjencë globale të shëndetit publik, ndërsa më pas shpalli pandemi në mars të të njëjtit vit. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR