• e enjte, 26 dhjetor 2024

OBSH: KB kërkon mënyrë për t’i evakuuar pacientët nga Al Shifa, ndërsa opsionet janë të kufizuara

OBSH: KB kërkon mënyrë për t’i evakuuar pacientët nga Al Shifa, ndërsa opsionet janë të kufizuara

Kajro, 16 nëntor 2023 (MIA) - Kombet e Bashkuara po shqyrtojnë mënyrat për të evakuuar pacientët nga spitali Al Shifa në Gaza, ndërsa opsionet janë të kufizuara nga pengesat e sigurisë dhe atyre logjistike, tha sot Rik Brenan, përfaqësues i lartë i Organizatës Botëror të Shëndetësisë (OBSH).

"Një pengesë është se Gjysmëhëna e Kuqe palestineze nuk ka karburant të mjaftueshëm për ambulancat për të evakuuar pacientët", tha Brenan për mediat britanike.

Ai nga Kajro, ku për momentin dhe ndodhet, tha se Egjipti është përgatitur të dërgojë ambulancat e veta në Gaza, për të ndihmuar në evakuimin e njerëzve, për sa kohë që ka garanci sigurie dhe kalim të sigurt.

OBSH beson se në spitalin Al Shifa ka rreth 600 pacientë nga të cilët 27 kritike.

Pas disa ditë rrethimi, dje ushtria izraelite sulmoi spitalin më të madh në Gaza, shtoi Brenan.

"Po mendojmë një evakuim të plotë mjekësor, por ka një sërë pengesash sigurie dhe logjistike. Opsionet tona janë të kufizuara, por shpresojmë të kemi lajme më të mira në 24 orët e ardhshme", tha Brenan.

Prioritet do të kenë personat që janë në gjendje kritike dhe 36 foshnjat e porsalindura të cilët nuk kanë qasje në inkubatorë, meqenëse nuk ka as karburant, tha përfaqësuesi i OBSH-së. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR