• e premte, 27 dhjetor 2024

OBSH: Kalimi i Kovid-19 në formën endemike nuk domethënë se nuk është i rrezikshëm

OBSH: Kalimi i Kovid-19 në formën endemike nuk domethënë se nuk është i rrezikshëm
Gjenevë, 18 janar 2022 (MIA) - Vetë fakti se pandemia e Kovid-19 një ditë do të jetë endemike nuk domethënë se virusi më nuk do të jetë i rrezikshëm, paralajmëroi drejtori për menaxhim me krizat i OBSH-së. "Njerëzit kundërshtojnë pandeminë, por malaria endemike po vranë qindra mijëra njerëz, HIV është endemik, dhuna është endemike në qytetet tona", tha Majkëll Rajan në panelin virtual të Forumit Botëror Ekonomik. "Endemike nuk nënkupton se është mirë, endemike vetëm nënkupton se është këtu përgjithmonë", theksoi ai. Paraqitja e omikronit, i cili është shumë më infektues nga llojet e tjera të Kovid-19, por shkakton simptoma shumë më të lehta te personat e vaksinuar, shkaktoi debat për konvertim të pandemisë, e shpallur në fillim të vitit 2020, në formë të caktuar endemike. Ky diskutim në përgjithësi implikon se ai është më pak i rrezikshëm". "Nuk do të çlirohemi nga virusi këtë vit. Ndoshta asnjëherë nuk do ta çrrënjosim virusin. Viruset të cilat shkaktojnë pandemi lehtë mund të bëhen pjesë e ekosistemit". "Mund t'i japim fund krizës publike shëndetësore në nivel ndërkombëtar (alarmim më i lartë i OBSH)", tha ai, duke shtuar se "shkallët më të ulëta të incidencës duhet të arrihen me vaksinim maksimal, kështu që askush nuk do të duhet të vdesë". Rajan shtoi se në të ardhmen, tri tri katër doza mund të jenë të zakonshme që të parandalohen format më të rënda të Kovid-19. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR