• e enjte, 26 dhjetor 2024

OBSH kërkon 1,5 miliardë dollarë për ndihmë urgjente shëndetësore në vitin 2024

OBSH kërkon 1,5 miliardë dollarë për ndihmë urgjente shëndetësore në vitin 2024

Gjenevë, 15 janar 2024 (MIA) - Agjencia shëndetësore e KB-së (OBSH) sot kumtoi se i nevojiten 1,5 miliardë dollarë në vitin 2024 për ndihmë për dhjetëra milionë njerëz të robëruar në raste emergjente shëndetësore, duke përfshirë edhe në Ukrainë dhe Gazë.

Organizata botërore e shëndetësisë paralajmëroi se pothuaj 300 milionë njerëzve në botë pritet t'u nevojitet ndihma humanitare dhe mbrojtja këtë vit.

Mes tyre, "rreth 166 milionë njerëz do të kenë nevojë për ndihmë humanitare shëndetësore për shpëtimin e jetës", tha shefi i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus, në Gjenevë.

Ai tha se agjencia e tij ka për qëllim të arrijë deri në rreth 87 milionë prej atyre që u nevojitet më së shumti dhe se kërkon 1,5 miliardë dollarë për ta bërë këtë.

"Me fillimin e vitit 2024, OBSH-ja tashmë reagoi në 41 kriza shëndetësore, duke përfshirë edhe 15 raste urgjente në nivelin më të lartë", tha Tedros. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR