• e shtunë, 23 nëntor 2024

OBSH: Jetëgjatësia e pritur rritet për rreth 10 vjet për ata të cilët kanë hequr dorë nga pirja e duhanit në moshën e tyre 30-vjeçare

OBSH: Jetëgjatësia e pritur rritet për rreth 10 vjet për ata të cilët kanë hequr dorë nga pirja e duhanit në moshën e tyre 30-vjeçare

Gjenevë, 30 maj 2023 (MIA) - Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) kumtoi se jetëgjatësia e pritur e atyre të cilët e ndërpresin pirjen e duhanit në moshën e tyre diku 30-vjeçare rritet për rreth 10 vite në krahasim me ata të cilët vazhdojnë të pijnë duhan, ndërsa cirkulimi përmirësohet për periudhë prej dy deri 12 javë.

Nga dita e parë e ndërprerjes së pirjes së duhanit, pulsi i lartë, tensioni i gjakut, niveli i karbon monoksidit, kthehen në normalitet dhe me kalimin e kohës, përforcohet edhe sistemi imunologjik. Në periudhë prej dy deri 12 javë pas ndërprerjes së pirjes së duhanit, përmirësohet cirkulimi në trup dhe rritet kapaciteti i mushkërive.

Pirja e duhanit paraqet faktorin më të madh individual për rrezik ndaj shëndetit dhe një nga sfidat më të rëndësishme publike-shëndetësore në botë në këtë moment. Sipas të dhënave të Organizatës botërore të shëndetësisë, pirja e duhanit është e lidhur me 7,2 milionë raste të vdekjes në vit në botë, që është më shumë se numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes nga HIV/AIDS, malarja dhe tuberkulozi.

Me rastin e 31 majit, Ditës botërore pa duhan, thuhet se më shumë se 80 për qind nga 1,3 miliardë përdorues të prodhimeve nga duhani në botë jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Rreth gjysma prej atyre që shfrytëzojnë prodhime të duhanit, vdesin më herët se që pritet nga sëmundjet e lidhura me duhanin.

Prej më shumë se tetë milionë njerëz, të cilët në vit vdesin për shkak të përdorimit të duhanit, rreth 1,3 janë ata që janë të eksponuar në tym të duhanit, edhe pse nuk e pijnë.

Rreth 700 milionë fëmijë janë të goditur nga tymi i duhanit. Çdo vit, 65.000 fëmijë vdesin para se të mbushin pesë vjet nga infektime të traktit respirator, të shkaktuar nga eksponimi pasiv.

Industria e duhanit po tenton ta mbajë varshmërinë nga duhani, duke ofruar prodhime të ndryshme, siç janë cigare elektronike, shije të pemëve, nargile, topa nga mentoli. OBSH njofton se të gjitha këto prodhime e rrezikojnë shëndetin.

Lirimi nga kjo varshmëri siguron shumë përfitime shëndetësore, sociale, ekonomike dhe ekologjike. bsh/

Foto: piksabej

QËNDRONI TË LIDHUR