• e enjte, 26 dhjetor 2024

OBSH i ndryshoi rekomandimet për vaksinat kundër Kovid-19

OBSH i ndryshoi rekomandimet për vaksinat kundër Kovid-19

Nju-Jork, 29 mars 2023 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ndryshoi rekomandimet  për vaksinat kundër Kovid-19, duke sugjeruar se popullata me rrezik të lartë duhet të marrin një dozë shtesë 12 muaj pas përforcuesit të fundit.

Sipas OBSH-së, njerëzit më të moshuar  janë ekspozuar në rrezik të lartë, si dhe më të rinjtë që kanë faktorë tjerë të rrëndësishëm rreziku. Për ta, Organizata rekomandon dozë shtesë gjashtë ose dymbëdhjetë muaj pas dozës së fundit. 

OBSH ka identifikuar fëmijët dhe të rinjtë e shëndetshëm si një grup "me prioritet të ulët" dhe u ka kërkuar vendeve të marrin parasysh faktorë të tillë si barra e sëmundjes përpara se të rekomandojnë vaksinimin për njerëzit në këtë kategori. Sipas organizatës, doza shtesë përforcuese nuk rekomandohen në mënyrë rutinore pas një serie fillestare prej dy dozash dhe një përforcuesi për njerëzit në "rrezik mesatar". sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR