• e enjte, 26 dhjetor 2024

OBSH: Hapja e një kalimi tjetër në Gazë do të parandalojë urinë

OBSH: Hapja e një kalimi tjetër në Gazë do të parandalojë urinë

 Gjenevë, 21 mars 2024 (MIA)  - Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adanom Gebrejesus   sot deklaroi se vetëm rritja e numrit të kalimeve tokësore në Rripin e Gazës mund ta parandalojë urinë në enklavën e dendur palestineze.

"Përpjekjet e fundit për dërgimin e ushqimit nga ajri dhe deti janë të mirëseardhura, por vetëm zgjerimi i vendkalimeve tokësore do të lejojë dërgimin e sasive të mëdha të ushqimit për të parandaluar urinë", tha Tedros, të raportuar nga mediat britanike.

 Situata humanitare në Gazë është jashtëzakonisht e vështirë, pasi popullata ka qenë në prag të urisë që kur Izraeli filloi një operacion ushtarak në nëntor në përgjigje të sulmeve të militantëve të Hamasit më 7 tetor.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR