• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

OBSH ftoi SHBA-në të ndajnë të dhëna për origjinën e koronavirusit

OBSH ftoi SHBA-në të ndajnë të dhëna për origjinën e koronavirusit

Gjenevë, 3 mars 2023 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot u bëri thirrje të gjitha vendeve që të ndajnë informacionin e tyre mbi origjinën e koronavirusit, pasi autoritetet amerikane vlerësuan se një incident në laborator ka shkaktuar pandeminë.

Ditët e fundit origjina e pandemisë së koronavirusit ka tërhequr përsëri vëmendjen e botës.

“Nëse një vend ka informacion mbi origjinën e pandemisë, është e rëndësisë thelbësore ta ndajë atë informacion me OBSH-në dhe komunitetin shkencor ndërkombëtar”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për “vënien në dukje të fajit”, por për të kuptuar se si filloi pandemia për të parandaluar epidemitë e ardhshme.

Drejtori i Byrosë amerikane federale të hetuesisë (FBI), Kristofer Vrej, së fundmi deklaroi se koronavirusi me gjasë u përhap përmes një incidenti në një laborator kinez.

Vlerësim të tillë ka dhënë edhe ministria amerikane e Energjetikës.

Përfaqësuesja e OBSH-së Maria van Kerhove tha se agjencia ka kërkuar informacion për këtë nga një zyrtarë i lartë amerikan i KB-së në Gjenevë.

“Kemi dërguar kërkesë për informacion për raportin e fundit nga Ministria e Energjetikës, por edhe për raport shtesë nga agjenci të ndryshme amerikane”, tha ajo, duke shtuar se OBSH për momentin nuk ka qasje në ato raporte apo te të dhënat në bazë të të cilave janë bërë raportet.

QËNDRONI TË LIDHUR