• e enjte, 26 dhjetor 2024

OBSH: Epidemia e kolerës në Mozambik më e keqja gjatë dhjetë vjetëve të fundit

OBSH: Epidemia e kolerës në Mozambik më e keqja gjatë dhjetë vjetëve të fundit

Maputo, 31 mars 2023 (MIA) - Mozambiku e përjeton epideminë më të vështirë të kolerës gjatë dhjetë vjetëve të fundit pas kalimit të ciklonit Fredi, paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

"Në Mozambik nga tetori deri në prill rregullisht ka epidemi të kolerës, por kjo epidemi është më e keqja gjatë dhjetë vjetëve të fundit, me gati 21.000 raste të infeksioneve dhe 95 raste të vdekjes", tha përfaqësuesi i OBSH-së në Mozambik.

Sipas tij, epidemia vazhdon të përhapet gjeografikisht, duke theksuar se vetëm gjatë javës së kaluar ishin kapluar edhe pesa zona të atij vendi afrikan. Deri më tani janë goditur 47 zona në tetë prej 11 provincave në vend. 

Kolera është sëmundje shumë ngjitëse e cila mund të mbysë për disa orë nëse nuk kërkohet ndihmë mjekësore, ndërsa shumë shpesh paraqitet aty ku kushtet higjienike janë të këqija. 

Në Mozambik, kolera u paraqit pas kalimit të ciklonit Fredi, i cili para pak kohësh e goditi pjesën jugore të Afrikës. Cikloni shkatërroi më shumë se 132.000 shtëpi dhe shpërnguli 184.000 njerëz, njoftoi OBSH, duke shtuar se më shumë se 160 institucione shëndetësore janë dëmtuar. 

Përveç kolerës, ekziston frika edhe nga përhapja e malaries, shton OBSH. fc/

Fotografia: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR