• e enjte, 07 nëntor 2024

OBSH e shqetësuar për shkak të sulmeve të armatës izraelite ndaj punonjësve dhe institucioneve shëndetësore në Liban

OBSH e shqetësuar për shkak të sulmeve të armatës izraelite ndaj punonjësve dhe institucioneve shëndetësore në Liban

Gjenevë, 1 nëntor 2024 (MIA) - Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) sot kumtoi se është thellësisht e shqetësuar nga sulmet e armatës izraelite ndaj institucioneve shëndetësore në luftën kundër Hezbollahut në Liban.

"OBSH me të vërtetë është thellësisht e shqetësuar nga sulmet ndaj personelit shëndetësor dhe institucioneve mjekësore në Liban dhe ne vazhdojmë të insistojmë të bëhet diçka që të njejtat të mos jenë cak", theksoi nzëdhënësja e OBSH-së, Margaret Haris.

Ajo shtoi se "shifrat janë me të vërtetë tronditëse" dhe saktësoi se në sulmet ndaj institucioneve shëndetësore jetën e humbën 102 persona, ndërsa janë lënduar 83 të tjerë.

Sipas Haris, është e mundur që numri i punonjësve të vdekur shëndetësorë të jetë më i madh sepse disa e humbën jetën apo janë lënduar derisa nuk ishin në detyrë. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR