• e enjte, 26 dhjetor 2024

OBSH e brengosur për shkak të përhapjes së madhe të virusit të gripit të shpendëve, i cili evoluon dhe zhvillon aftësi të infektojë njerëz, pohon një shkencëtar

OBSH e brengosur për shkak të përhapjes së madhe të virusit të gripit të shpendëve, i cili evoluon dhe zhvillon aftësi të infektojë njerëz, pohon një shkencëtar

Gjenevë, 18 prill 2024 (MIA) - Organizata botërore e shëndetësisë sot ka shprehur brengosje për shkak të përhapjes së madhe të gripit të shpendëve H5N1 mes llojeve të reja, i cili zhvillon aftësi të infektojë edhe njerëz.

"Mendoj se kjo mbetet brengosje e madhe", deklaroi shkencëtari kryesor i agjencisë shëndetësore të KB-së, Xheremi Ferar për gazetarët në Gjenevë.

Paraqitja e gripit të shpendëve filloi në vitin 2020 dhe shkaktoi ngordhjen e disa dhjetëra milionë shpendë, me ç'rast janë infektuar edhe shpendë të egra, si dhe gjitarë tokësorë dhe detarë.

Lopët dhe dhitë iu bashkangjitën listës muajin e kaluar - zhvillim befasues për ekspertët, pasi nuk mendohej se janë të eksponuar në këtë lloj të gripit.

"Lloji A (H5N1) u bë 'pandemi globale e kafshëve zoonotike. Kuptohet, brengosja e madhe është se gjatë...infektimit të rosave dhe pulave, e pastaj gjithnjë e më tepër gjitarëve, ky virus tani evoluan dhe zhvillon aftësi të infektojë njerëz, e pastaj në mënyrë kritike të kalojë nga njeriu në njeri", tha Ferar. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR