• e shtunë, 23 nëntor 2024

OBSH: Bombardohet spitali Al Shifa në Gazë, jashtë funksionit janë 20 spitale në Rripin e Gazës

OBSH: Bombardohet spitali Al Shifa në Gazë, jashtë funksionit janë 20 spitale në Rripin e Gazës

Tel Aviv, 10 nëntor 2023 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)  sot njoftoi se ishte bombarduar spitali Al Shifa në Gazë dhe shtoi se tani 20 spitale në Rripin e Gazës janë tërësisht jashtë funksionit. 

"Nuk kemi detaje për Al Shifan, por e dimë se është bombarduar", tha zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Haris, duke shtuar se në vende ka "dhunë intensive", raporton Al Xhezira.

Autoritetet palestineze njoftuan se një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën, raportoi Gardian.

Ka raportime për luftime intensive mes forcave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit në afërsi të spitalit Al Shifa, ndërsa në rrjetet sociale u publikuan video që supozohet se tregonin njerëz të plagosur në spitalin Al Shifa, ku shumë banorë të Gazës janë strehuar.

"Kjo është dhoma e pritjes në të cilën janë strehuar personat e zhvendosur brenda vendit", deklaroi drejtori i spitalit Medhat Abas për Si-En-En. 

Ushtria izraelite (IDF) e akuzon grupin militant palestinez Hamas se i fsheh luftëtarët e vet në spitale dhe se e shfrytëzon kompleksin spitalor Al Shifa si qendër kryesore komanduese.

Ushtria izraelite arriti edhe në spitalin Rantisi në periferi të Al-Nasrit dhe e rrethoi, shkruan "Tajms of Izrael". qa/

 Foto: X

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR