• e enjte, 26 dhjetor 2024

OBSH beson në bilancin e viktimave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë

OBSH beson në bilancin e viktimave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë

Gjenevë, 14 maj 2024 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi sot se ka besim të plotë në numrin e viktimave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, përderisa Izraeli ka shprehur dyshime për këtë numër.

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, me të cilën menaxhon lëvizja palestineze Hamas, dha informacione të reja javën e kaluar për numrin e përgjithshëm të të vdekurve - rreth 35.000 palestinezë, nga të cilët 25.000 janë identifikuar.

"Fakti që tani kemi 25 mijë persona të identifikuar është një hap përpara, tha zëdhënësi i OBSH-së, Kristian Lindmajer në Gjenevë, duke vlerësuar se gjithçka është në rregull me të dhënat e Ministrisë në Gazë.

Farhan Hak, një zëdhënës i OKB-së, tha se shifra e re është më e ulët sepse nuk janë identifikuar të gjithë të vdekurit dhe ai pret që identifikimi i vazhdueshëm të rrisë numrin zyrtar të grave dhe fëmijëve të vrarë.

Pasi në ueb faqen e Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), për herë të parë u paraqitën shifrat e ndryshuara të ministrisë së Gazës për numrin e të vdekurve, mediat dhe komentuesit pro-izraelitë e paraqitën atë si dëshmi se OKB-ja kishte ekzagjeruar me numrin e viktimave, shkruan gazeta britanike “The Guardian”.

Shifrat e reja treguan se kanë vdekur 24.686 njerëz, duke përfshirë 7.797 fëmijë dhe 4.959 gra, që është rreth gjysma e numrit nga raportet e mëparshme.

OKB, megjithatë, tha se bilanci i vlerësuar i numrit të përgjithshëm të vdekjeve mbeti rreth 35.000. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR