• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

OBSH bëri thirrje për vaksinim të fëmijëve kundër fruthit

OBSH bëri thirrje për vaksinim të fëmijëve kundër fruthit

Gjenevë, 19 mars 2024 (MIA) - OBSH bëri thirrje për vaksinim të fëmijëve të cilët nuk janë vaksinuar kundër fruthit gjatë pandemisë me Kovid-19, duke cekur se sëmundja vitin e kaluar është paraqitur në më shumë se 50 vende.

Gjatë vitit të kaluar, fruthi u paraqit në më shumë se 50 vende, dyfish më shumë se sa në vitin 2022, tha në konferencën virtuale për shtyp Kejt OÇBrajan, drejtoreshë e OBSH-së për imunizim.

Fruthi është sëmundje shumë ngjitëse virusale e cila shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe skuqjen e kruarjen.

Ai ndonjëherë mund të jetë fatal, por mund të parandalohet me dy doza të vaksinës.

Për shkak të pandemisë së Kovid-19, pothuajse 60 milionë fëmijë në mbarë botën e anashkaluan vaksinën, tha O'Brajan, duke cekur se është "me të vërtetë me rëndësi thelbësore" që kjo të kompensohet.

Qendra amerikane për kontroll dhe preventivë të sëmundjeve, gjithashtu, dje bëri thirrje për vaksinim kundër fruthit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR