• e enjte, 26 dhjetor 2024

OBSH: Është e mundur rritje për 55 për qind të të sëmurëve me kancer deri në vitin 2040 

OBSH: Është e mundur rritje për 55 për qind të të sëmurëve me kancer deri në vitin 2040 

Gjenevë, 4 prill 2023 (MIA) - Sipas të dhënave të Oganizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), numri i rsteve të kancerit në botë pritet të rritet për 55 për qind deri në vitin 2040 në krahasim me vitin 2020.

"Nëse shkalla e kancerit mbetet stabile, ndërsa ritja e popullatës dhe plakja vazhdojnë paralelisht, vlerësohet se deri në vitin 2040 në botë do të regjistrohen 28 milionë raste të reja të kancerit", bëri të ditur OBSH-ja.

Deri në vitin 2040, numri i të sëmurëve nga kanceri pritet që të rritet për 54,9 për qind në krahasim me vitin 2020, me ç'rast rritja është për 60.6 për qind më e madhe ek burrat sesa tek gratë.

Kanceri, shkaku i dytë udhëheqës për vdekje, çdo vit diagnostikohet tek 734.000 njerëz, ndërsa në vitin 2020, një nga gjashtë rastet e vdekjes i përket kancerit.

Tek më shumë 19,2 milionë njerëz në mbarë botën është diagnostikuar kanceri në vitin 2020, ndërsa më shumë se 9.9 milionë njerëz kanë vdekur nga kjo sëmundje.

Rreth 400.000 fëmijë në vit sëmurën nga kanceri në mbarë botën.

Nga 30 deri në 50 për qind e rasteve të vdekjes të shkaktuara nga kanceri mund të parandalohen me diagnostikim të hershëm dhe trajtim efikas, ndërsa numër i madh i pacientëve nuk kanë qasje në diagnostikim dhe trajtim me kohë.

Sipas Agjencisë ndërkombëtare për hulumtim të kancerit, më shumë raste ka në Azi - 9.5 milionë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR