• e diel, 29 dhjetor 2024

Observatori klimatik i BE-së: Korriku i kaluar ka qenë më i ngrohti deri tash

Observatori klimatik i BE-së: Korriku i kaluar ka qenë më i ngrohti deri tash

Bruksel, 8 gusht 2023 (MIA) - Korriku i kaluar ka qenë më i ngrohti i regjistruar në Tokë, konfirmoi sot Observatori klimatik i Bashkimit Evropian.

I shoqëruar nga valët e të nxehtit dhe zjarret në mbarë botën, muaji i kaluar ka qenë 0,33 gradë Celsius më i lartë se rekordi i vendosur në korrik 2019, kur temperatura mesatare e planetit ishte 16,63 gradë Celsius.

Muaji ishte për 0,72 gradë më i ngrohtë se mesatarja e korrikut 1991-2020, theksojnë nga Observatori klimatik i BE-së.

"Valët e të nxehtit janë vërejtur në disa rajone të hemisferës veriore përfshirë edhe Evropën Jugore. Temperaturat mbi mesataren kanë ndodhur në disa vende të Amerikës Jugore dhe rreth pjesës më të madhe të Antarktikut", kumtoi Observatori klimatik Kopernikus i BE-së.

Mesatarja globale për vitin 2023 është e treta më e larta në nivel rekord me 0,43 gradë gjatë periudhës 1991-2020, krahasuar me 0,49 gradë për vitin 2016 dhe 0,48 gradë për vitet 2020.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR