• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

O'Brajan në bisedime me Kurtin kërkoi progres urgjent drejt formimit të AKS

O'Brajan në bisedime me Kurtin kërkoi progres urgjent drejt formimit të AKS

Uashington, 24 prill 2024 (MIA) - Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Xhejms O'Brajan sot në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar përparim urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përmes një postimi në platformën “Iks”, O'Brajan ka thënë se për të ecur përpara duhet zbatimi i marrëveshjeve të arritura përmes ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian.

Ai ka theksuar SHBA e mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, nevojitet zbatimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Sot kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, ka shkruar ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Xhejms O'Brajan. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR