• e mërkurë, 21 janar 2026

Objekti i djegur në Kran-Montana kishte disa dalje evakuimi, por mysafirët nuk arritën t'i gjenin, pohon shefi i policisë

Objekti i djegur në Kran-Montana kishte disa dalje evakuimi, por mysafirët nuk arritën t'i gjenin, pohon shefi i policisë

Kran-Montana, 2 janar 2026 (MIA) - Shefi i sigurisë në kantonin zviceran Valais, Stefan Gancer, tha sot se bari në Kran-Montana ku shpërtheu zjarri natën e Vitit të Ri, kishte më shumë se një dalje evakuimi, por që shumica e njerëzve në panik nuk mundën t'i gjenin 0dhe u përpoqën të largohen nga hyrja kryesore.

Në fatkeqësinë që ndodhi në barin e njohur, humbën jetën 40 persona, ndërsa 119 persona u lënduan, derisa numri i saktë i personave të pranishëm në bar nuk dihet ende.

"Shumica e njerëzve nuk i gjetën daljet e evakuimit", tha Gancer në një konferencë shtypi.

I pyetur nëse ndonjë lloj shkume në tavanin e barit kontribuoi në përhapjen e zjarrit, ai tha se hetimi do të përcaktojë nëse shkuma është instaluar për shkaqe sigurie në përputhje me rregulloret dhe nëse ishte shkaku i zjarrit apo jo.

"Është shumë herët për të thënë nëse është instaluar sipas rregulloreve apo jo", tha ai.

Autoritetet zvicerane dyshojnë gjithashtu se zjarri është shkaktuar nga spërkatjet e ditëlindjes të vendosur në shishet e shampanjës.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR