• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Obama uroi Trampin: Qëndrimet tona nuk fitojnë gjithmonë

Obama uroi Trampin: Qëndrimet tona nuk fitojnë gjithmonë

Uashington, 7 nëntor 2024 (MIA) - Ish presidenti amerikan Barak Obama ka uruar Donald Trampin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale.

"Dukshëm, ky nuk është rezultati për të cilin shpresonim, duke i marrë parasysh mospajtimet e thella me republikanët për një seri çështjesh", shënoi Obama në një deklaratë së bashku me bashkëshorten e tij Mishel.

"Megjithatë, të jetosh në demokraci do të thotë të pranohet se pozitat tona nuk do të fitojnë gjithmonë dhe të jemi të gatshëm të pranojmë një transfer të qetë të pushtetit", shtoi ai.

"Nga ne kërkohet t'ia shtrijmë dorën madje edhe atyre me të cilët nuk pajtohemi thellësisht".

Sipas tij, SHBA kaloi nëpër probleme shumë të vështira viteve të fundit, nga pandemia deri te inflacioni.

"Megjithatë, progresi kërkon nga ne ta shtrijmë dorën në vullnet të mirë madje edhe për njerëzit me të cilët thellësisht nuk pajtohemi. Prandaj arritëm deri këtu dhe prandaj do të vazhdojmë të ndërtojmë një vend i cili është më i drejtë, më i barabartë dhe më i lirë", tha Obama.

Në fazën e fundit të fushatës, Obama fuqishëm e mbështeti Kamala Haris, madje edhe mori pjesë në tubimet e saj, në të cilat e kritikonte Trampin. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR