• e premte, 27 dhjetor 2024

Obama në Berlin u takua me kancelarin Sholc dhe ish-kancelaren Merkel, sonte do të mbajë fjalim motivues para 17.000 personave

Obama në Berlin u takua me kancelarin Sholc dhe ish-kancelaren Merkel, sonte do të mbajë fjalim motivues para 17.000 personave

Berlin, 3 maj 2023 (MIA) - Ish-presidenti amerikan, Barak Obama ndodhet për vizitë në Berlin, ku sot u takua me kancelarin aktual, Olaf Sholc dhe ish-kancelaren, Angela Merkel.

"Ish-presidenti amerikan, barak Obama dhe kancelari gjerman, Olaf Sholc u takuan në drekë të përbashkët në zyren e kancelarit", kumtuan mediumet gjermane, duke iu referuar burimeve të afërta me Qeverinë gjermane.

Nuk ka kumtesë zyrtare për ngjarjen.

Obama pardje u takua me ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, kumtoi sot kabineti i ish-kancelares.

Sipas gazetës "Bild", Obama dhe merkel e kaluan mbrëmjen në një restorant italian në Berlin.

Obama ndodhet në Berlin në mënyrë që sonte të mbajë fjalim para rreth 17.000 shikuesve në një sallë multifunksionale. Sipas informatave të organizuesve të ligjeratës, ish-presidenti amerikan gjatë fjalimit të tij duhet të dërgojë "porosi për ndryshime pozitive dhe të qëndrueshme".

Sipas informatave të njejta, biletat për këtë fjalim ishin shitur menjëherë, ndërsa çmimi i tyre sillej prej 61 deri 550 euro.

Barak Obama, i cili ishte president i SHBA-së prej vitit 2009 deri në vitin 2017, gjatë mandatit të tij mbante lidhje miqësore me kancelaren e atëhershme Merkel.

Para se Obama të vinte në pushtet, raportet mes tyre ishin të tensionuara sepse Merkel nuk e kishte lejuar presidentin e ardhshëm amerikan të mbante fjalim para Portës së Brandenburgut gjatë fushatës së tij zgjedhore. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR