• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Obama dhe Springstin e mbështetën Kamala Harisin në tubimin në Xhorxhia

Obama dhe Springstin e mbështetën Kamala Harisin në tubimin në Xhorxhia

Atlantë, 25 tetor 2024 (MIA) - Nënpresidentja amerikane dhe kandidate demokrate për presidente të SHBA-së, Kamala Haris, mbajti tubim parazgjedhor në afërsi të kryeqytetit të shtetit amerikan të Xhorxhias, Atlanta, ku morën pjesë ish-presidenti amerikan Barak Obama dhe këngëtari Brus Springstin.

En-Bi-Si kumtoi se ngjarja e djeshme është hera e parë që Haris dhe Obama të marrin pjesë në një tubim parazgjedhor para zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Në tubimin në Kllarkston, paralagje e Atlantës, Haris e falënderoi Obamën për mbështetjen dhe besimin e tij.

Springstin në tubim tha se ish-presidenti amerikan, Donald Tramp merr pjesë në zgjedhje që, siç tha, të bëhet "tiran amerikan", si dhe se nuk e kupton Amerikën, historinë e saj dhe çka do të thotë të jesh amerikan, lajmëroi "USA Todaj"

Këngëtari shtoi se Haris "dëshiron ta mbrojë dhe udhëheqë" demokracinë e madhe amerikane dhe beson në sundimin e së drejtës.

Një përfaqësues i lartë i ekipit parazgjedhor të Haris-Valc paraprakisht për En-Bi-Si deklaroi se shtabi zgjedhor nuk konsideron se parqqitja e Obamës në tubim mund të ndihmojë në bindjen e votuesve të prëcaktohen për Harisin.

Obama është akoma i popullarizuar në SHBA dhe ai mbetet presidenti i vetëm pas Ronald Reganit i cili dy herë ka fituar në zgjedhjet presidenciale me mbi 50 prë qind të votave.

Obama, gjithashtu, këtë javë iu bashkua kandidatit demokrat për nënpresident, guvernatorit të Minesotës, Tim Valc, në tubimin në Medison, Viksonsin. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR