• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nxirren 15 punëtorët e parë nga shembja e tunelit në Indinë veriore të Indisë

Nxirren 15 punëtorët e parë nga shembja e tunelit në Indinë veriore të Indisë

Nju Delhi, 28 nëntor 2023 (MIA) - Ekipet e shpëtimit tashmë kanë mbërritur deri në punëtorin e 41, të cilët janë bllokuar që nga 12 nëntori në tunelin e trafikut që u shemb në veri të Indisë dhe operacioni i shpëtimit tashmë është duke u zhvilluar.

"Po pritet që punëtorët të nxirren një nga një me barela përmes tubit, thanë zyrtarët, duke shtuar se tubi i hekurt është mjaft i gjërë për të lejuar njerëzit të nxirren nëpër atë"..

Bi-Bi-Si lajmëroi se 15 punëtorët e parë veçmë janë nxjerrë nga tuneli pas 17 ditëve të kaluara brenda me kolegët e tyre.

"Operacioni i shpëtimit duhet ta mbarojë sa më shpejt, njoftuan sot më herët autoritetet e shtetit federal indian të Utarakandit".

Të gjithë punëtorët janë gjallë dhe përmes tubacionit furnizohen me ujë dhe ushqim të thatë, komunikojnë me telekomandë dhe familjet e tyre i presin në ankth ditë e natë jashtë vetë tunelit.

Tuneli në ndërtim, i gjatë 4.5 kilometra, i vendosur në një rrugë të ngarkuar që lidh destinacionet e njohura fetare dhe turistike, u shemb më 12 nëntor. rq/

Foto: X

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR