• e enjte, 26 dhjetor 2024

Navalni: Tashmë 100 ditë para qelisë më lëshojnë fjalimin e njejtë të Putinit

Navalni: Tashmë 100 ditë para qelisë më lëshojnë fjalimin e njejtë të Putinit

Moskë, 14 korrik 2023 (MIA) - Kritiku më i famshëm rus i pushtetit të Putinit, opozitari dhe i burgosuri, Aleksej Navalni është ankuar se ishte i detyruar të dëgjonte të njëjtin fjalim të presidentit rus për më shumë se 100 ditë rresht. Bëhet fjalë për fjalimin e Putinit nga shkurti i këtij viti, që zgjat 1.46 orë dhe është lëshuar çdo ditë para qelisë së Navalnit, transmeton Skaj njuz.

Duke shënuar ditën e 100-të që nga transmetimi i fjalimit të Putinit, Navalni tha se i ishte thënë se do të duhej ta dëgjonte fjalimin gjatë gjithë vitit 2023.

“Kur Putini do ta mbajë fjalimin e tij të ardhshëm vjetor, edhe atë do të fillojnë ta lëshojnë neve”, tha ai.

Në një fjalim në Asamblenë federale në Moskë këtë vit, Putin tha se "operacioni special ushtarak", siç e quan Rusia luftën në Ukrainë, u krye për të "eliminuar kërcënimin e regjimit neo-nazist".

Me atë rast, Putini theksoi se Rusia kishte bërë "çdo gjë që mundi" për të zgjidhur mosmarrëveshjet "në mënyrë paqësore" dhe akuzoi Perëndimin për përgatitjen e Ukrainës për një "luftë të madhe" duke e furnizuar atë me armë.

Navalni aktualisht po vuan gjithsej 11 vjet e gjysmë burg, por po përballet edhe me akuza të reja për krijimin e një organizate ekstremiste. Nëse shpallet fajtor për çështjen e re kundër tij, ai mund të dënohet deri në 30 vjet burg. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR