• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Numri i viktimave nga stuhia Trami në Filipinet është rritur në 138

Numri i viktimave nga stuhia Trami në Filipinet është rritur në 138

Manillë, 27 tetor 2024 (MIA) - Numri i viktimave nga stuhia Trami, që goditi pjesën veriperëndimore të Filipineve, është rritur në 138, ndërsa shumë njerëz konsiderohen të zhdukur, njoftoi sot agjencia qeveritare për përgjigje ndaj fatkeqësive.

Agjencia kumtoi se numri i viktimave me siguri do të rritet për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, të shkaktuara nga stuhia.

Njësi policore dhe zjarrfikëse janë angazhuar në operacione për ndihmë dhe shpëtim në rajonet e goditura të Filipineve. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR