• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Numri i viktimave nga përmbytjet në Brazil është rritur në 56

Numri i viktimave nga përmbytjet në Brazil është rritur në 56

Porto Alegre, 4 maj 2024 (MIA) - Të paktën 56 persona kanë humbur jetën në përmbytjet në shtetin brazilian Rio Grande do Sul, pas reshjeve të dendura të cilat kanë kapluar atë pjesë të Brazilit këtë javë, ndërsa 67 persona rezultojnë si të zhdukur, kumtuan sot nga qeveria lokale.

Sipas të dhënave nga mbrojtja civile, 281 komuna janë prekur nga përmbytjet, siç ka bërë të ditur portali brazilian Sampi, nga përmasat historike.

Pa kulm mbi kokë kanë mbetur 8.296 persona, ndërsa janë zhvendosur gjithsej 24.666 persona.

Presidenti brazilian Luis Insanio Lupa da Silva ka nënshkruar katastrofën si një nga përmbytjet më të rënda në historinë e vendit.

"Asnjëherë në historinë e Brazilit nuk kishte kaq shumë shi në një vend", tha ai në konferencën për mediat me kryeministrin japonez Fumio Kishida në kryeqytetin Brazilia.

Deri më tani janë shpëtuar me shumë se 8.000 persona. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR