• e premte, 28 qershor 2024

Numri i të vrarëve në sulmin terrorist afër Moskës është rritur në 143

Numri i të vrarëve në sulmin terrorist afër Moskës është rritur në 143

Moskë, 23 mars 2024 (MIA) - Numri i të vrarëve në sulmin terrorist në sallën e koncerteve "Krokus" në afërsi të Moskës është rritur në 143, kumtoi sot Kremlini.

Grupi terrorist Shteti Islamik (SHI) mori përgjegjësinë për sulmin në Moskë në një deklaratë të shkurtër të publikuar në Telegram nga agjencia e lajmeve Amak (e lidhur me SHI-në).

Sulmi ndodhi kur persona të armatosur të maskuar të paidentifikuar hapën zjarr mbrëmë në sallën e koncerteve "Krokus" në Krasnogorsk, qendra administrative e rajonit të Moskës.

Kreu i Shërbimit federal të sigurisë së Rusisë (FSB), Aleksander Bortnikov, e ka informuar presidentin rus Vladimir Putin se katër terroristët që kryen sulmin në sallën e koncerteve "krokus" në Moskë dhe shtatë persona të tjerë janë arrestuar, deklaori sot shërbimi për shtyp i Kremlinit. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR