• e enjte, 26 dhjetor 2024

Numri i të vrarëve në Izrael është mbi 600, në Rripin e Gazës ka të paktën 370 të vrarë dhe 2.200 të plagosur

Numri i të vrarëve në Izrael është mbi 600, në Rripin e Gazës ka të paktën 370 të vrarë dhe 2.200 të plagosur

Tel-Aviv, 8 tetor 2023 (MIA) - Numri i të vrarëve nga sulmet e Hamasit ndaj Izraelit ka kaluar mbi 600 persona, njoftoi sot "Tajms of Izrael", duke shtuar se më shumë se dy mijë janë plagosur dhe dhjetëra janë rrëmbyer.

Nga ana palestineze, konfirmohet se të paktën 370 palestinezë kanë vdekur në Rripin e Gazës, ndërsa 2.200 të tjerë janë plagosur, ka komunikuar Ministria e Shëndetësisë.

Izraeli ka njoftuar se ka kryer më shumë se 400 sulme në Rripin e Gazës, duke këmbëngulur se sulmet kishin në shënjestër infrastrukturën e Hamasit, ndërsa kryeministri Benjamin Netanjahu i paralajmëroi qytetarët në Gaza që të largoheshin nga rajoni. mb/

Foto EPA

QËNDRONI TË LIDHUR