• e enjte, 26 dhjetor 2024

Numri i të vdekurve nga zjarri në një ndërtesë në Valensia është rritur në 10

Numri i të vdekurve nga zjarri  në një ndërtesë në Valensia është rritur në 10

Valensia, 23 shkurt 2024 (MIA) - Numri i të vdekurve nga zjarri në një ndërtesë banesore në Valensia është rritur në 10, ndërsa prefektja Marija Hoze Katala shpalli tre ditë zie në këtë qytet.

Gazeta "El Pais" citoi se kazër nga viktimat janë anëtarë të familjes së njejtë  - babai, nëna, vajza trevjeçare dhe një foshnje. 

Qendra Spanjolle për Informacione dhe Koordinim Emergjent njoftoi se katër persona të lënduar janë liruar nga spitali sot, dhe dy zjarrfikës të cilët kanë ofruar ndihmën e parë për viktimat janë ende duke marrë trajtim.

Policia ka mbërritur në katin e katërt të ndërtesës së djegur në përpjekje për të gjetur viktimat e mundshme, ndërsa në vendngjarje kanë qenë edhe zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës, raportojnë mediat spanjolle.

Në Valensia janë krijuar disa pika kontrolli për të mbledhur informacion dhe mostra të ADN-së së të afërmve të viktimave të mundshme.

Kreu i Gjykatës Hetimore numër 10 në Valensia hapi procedurën për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e zjarrit dhe urdhëroi konfidencialitetin e procedurës për një muaj për të mbrojtur hetimin policor dhe privatësinë e viktimave dhe familjeve të tyre.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sançez, njoftoi se komuniteti do të marrë ndihmë dhe se do të punohet për mbledhjen e shpejtë të informatave.

Ekspertja Ester Pukades shpjegoi se poliuretani, i cili përdoret për të mbuluar fasadën, është elementi që aktualisht konsiderohet shkaku kryesor i përhapjes së shpejtë të flakëve.

Zjarri ka rënë pasditen e djeshme dhe në vetëm gjysmë ore përfshiu të gjithë ndërtesën me 14 kate dhe 138 apartamente dhe shumë shpejt u përhap në ndërtesën fqinje. sa/

foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR