• e enjte, 26 dhjetor 2024

Numri i të vdekurve nga vërshimet në Libi tejkaloi 3.800 persona

Numri i të vdekurve nga vërshimet në Libi tejkaloi 3.800 persona

Tripoli, 13 shtator 2023 (MIA) - Më shumë se 3.800 persona humbën jetën në vërshimet shkatërruese të cilat e goditën qytetin Derna në Libi, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të qeverisë që qeveris me pjesën lindore të vendit. 

Sipas zëdhënësit, togeri Tarek al - Haraz, deri më tani në qytet janë identifikuar 3.840 viktima, prej të cilëve 3.190 ishin varrosur dje. Në mesin e viktimave ka të paktën 400 të huaj, kryesisht sudanezë dhe egjiptianë. 

Të paktën 250 trupa janë nxjerrë sot, ndërsa më shumë se 2.400 njerëz konsiderohen si të zhdukur nga moti i keq i cili e goditi vendin të dielën, shtoi zëdhënësi. 

Autoritetet në pjesën lindore të vendit kanë frikë se numri përfundimtar i të vdekurve nga përmbytjet në Derna dhe zonat fqinje pas kalimit të stuhisë Daniel mund të jetë shumë më i lartë, duke pasur parasysh shkallën e shkatërrimit dhe vështirësitë në ofrimin e ndihmës për të prekurit.

Britania e Madhe njoftoi sot se po i jep Libisë ndihmë fillestare prej një milion funta (1,16 milionë euro). Në një deklaratë për mediat, diplomatët britanikë thanë se KB-ja ka ndarë 10 milionë dollarë (9,3 milionë euro) nga Fondi Qendror për Përgjigje ndaj Emergjencave, në të cilin Britania e Madhe është një nga kontribuesit më të mëdhenj.

Shkalla e humbjes dhe shkatërrimit të shkaktuar nga përmbytjet në Libi "është zemërthyese", shkroi kryeministri britanik Rishi Sunak në Rrjetin X. "Ne po punojmë për të ofruar ndihmë të menjëhershme për popullin libian, duke përfshirë financimin fillestar për të mbështetur përpjekjet ndërkombëtare të ndihmës," theksoi ai. fc/

Fotografia: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR