• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Numri i të vdekurve nga uragani Jagi në Vietnam ka arritur në 233

Numri i të vdekurve nga uragani Jagi në Vietnam ka arritur në 233

 Hanoi, 13 shtator 2024 (MIA) - Numri i të vdekurve nga tajfuni Jagi në Vietnam sot ka arritur në 233 pasi ekipet e shpëtimit gjetën trupa të tjerë në zonat e goditura nga përmbytjet ose rrëshqitjet e dheut, njoftuan mediat shtetërore.

 Televizioni shtetëror raportoi se ekipet për raste urgjente gjetën 48 trupa në zonën e fshatit të vogël Langnu në provincën veriore Laokai, i cili u rrëmbye nga uji, balta dhe gurët nga malet, ndërsa 39 persona rezultojnë të zhdukur.

 Gjithsej 103 persona në vend janë ende të zhdukur dhe mbi 800 janë lënduar.

 Jagi është uragani më i fortë në Azinë Juglindore në vitet e fundit. Edhe pse të dielën u dobësua, reshjet vazhduan dhe nivelet e lumenjve mbetën jashtëzakonisht të larta.

 Rrugët për në Langnu janë shkatërruar, duke e bërë të pamundur përdorimin e pajisjeve të rënda në operacionet e shpëtimit.

Rreth 500 policë me qenë ndodhen në terren, ndërs gjatë vizitës së djeshme në vendngjarje, kryeministri Fam Min Çin premtoi se nuk do të heqin dorë nga kërkimi për të zhdukurit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR