• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Numri i të vdekurve nga tajfuni "Jagi" në Mjanmar është 226

Numri i të vdekurve nga tajfuni

Nepxhidou, 17 shtator 2024 (MIA) – Televizioni shtetëror i Mjanmarit njoftoi se viktima në tajfunin “Jagi” në vend janë 226 persona, ndërsa 77 persona konsiderohen të zhdukur, transmetuan mediat franceze. 

Rrugët janë ndërprerë, ndërsa urat janë shkatërruar, që e rëndon qasjen deri në zonat e prekura. 

Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Çështjeve Humanitare, rreth 631.000 njerëz janë goditur nga vërshimet në vend. 

Sipas burimit të njëjtë, vërshimet shkatërruan edhe gati 260.000 hektarë fusha me oriz dhe kultura të tjera bujqësore në vend. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR