• e enjte, 26 dhjetor 2024

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi tejkaloi mbi 40.000

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi tejkaloi mbi 40.000

Ankara, 18 shkurt 2023 (MIA) – Drejtoria Turke për Menaxhimit me Katasrofa dhe Gjendje të Jashtëzakonshme (AFAD) bëri të ditur se numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues i javës së kaluar në jug të Turqisë është rritur në 40.642.

Në raportin paraprak prej dje, të publikuar nga ministri i Punëve të Brendshme Sulejman Sojlu, konfirmoi vdekjen e 39.672 personave, ndërsa në Sirinë fqinje humbën jetën mbi 5.800 njerëz.  

Shërbimi zjarrfikës nën rrënoja një njërën nga shtëpitë në Turqi, në provincën Gaziantep, ka gjetur një çantë me gati dy milionë dollarë  dhe ia dorëzoi policisë, raporton agjencia Anadollu. Nëse nuk gjenden  pronarët e parave,  ato do të kalojnë në  thesarin e shtetit.

 “Tanët fillimisht shkojnë për të shpëtuar jetë, ndërsa më pas i nxjerrin edhe gjërat e njerëzve që u goditën nga tërmeti”, tha për Anadollu shefi i brigadës zjarrfikësve në Gaziantep, Çafer Jillmaz.

 Paraprakisht, Ministria ruse për Gjndje të Jashtëzakonshme bëri të ditur se shpëtimtarët rusë kanë gjetur 150.000 dollarë para  nën rrënojat e një prej ndërtesave, ndërsa paratë ia kanë dorëzuar  policisë. ar/
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR