• e enjte, 18 korrik 2024

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi ka shkuar në 50.782

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi ka shkuar në 50.782

Ankara, 22 prill 2023 (MIA) - Numri i njerëzve të konfirmuar se kanë humbur jetën në tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë në shkurt u rrit në 50,782 vetëm në Turqi, sipas të dhënave të Qeverisë.

"Në mesin e tyre ka rreth 7.300 të huaj", tha ministri i Punëve të Brendshme Sulejman Sojlu për televizionin turk Si-En-En.

Dy tërmete të forta me magnitudë prej 7.7 dhe 7.6 ballë të shkallës Rihter goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore më 6 shkurt. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR