• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal ka arritur në 193

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal ka arritur në 193

Katmandu, 30 shtator 2024 (MIA) - Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Nepal të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme në fund të javës së kaluar është rritur në 193, njoftuan mediat amerikane, duke iu referuar autoriteteve lokale të cilat kumtuan se operacionet e shpëtimit ishin shtuar që nga dita e sotme.

Policia kumtoi se 31 persona konsiderohen si të zhdukur, ndërsa numri i të lënduarve deri më tani është 96.

Shumë prej rasteve të vdekjes u regjistruan në kryeqytetin Katmandu, ku lagjet jugore u përmbytën. Të paktën tre autobusë të cilët u bllokuan në trafik gjatë rrugës për në qytet u bllokuan nga rrëshqitjet e dheut, pas çka jetën humbën më shumë se 30 persona.

Kompetentët vënë re se dje dhe sot moti është përmirësuar, gjë që është e favorshme për operacionet e shpëtimit dhe përpjekjet për rikuperim. rq/fc/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR