• e enjte, 26 dhjetor 2024

Numri i të vdekurve në vërshimet në Greqi u rrit në 12 persona

Numri i të vdekurve në vërshimet në Greqi u rrit në 12 persona

Athinë, 10 shtator 2023 (MIA) - Një trup i pajetë i një burri të paraqitur si i zhdukur, sot në mëngjes është gjetur nga ekipet shpëtimtare, me çka numri i të vdekurve në vërshimet në Greqi, të shkaktuara nga stuhia "Daniel", u rrit në 12 persona, ndërsa po gjurmohet edhe për pesë të tjerë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në rajonet e vërshuara edhe sot vazhdon aksioni për shpëtim dhe evakuim të qytetarëve të ngujuar në vendbanimet e vërshuara.

Mbrëmë vonë në afërsi të Larisës u përmbysën dy barka shpëtimtare me tetë persona, mes të cilëve katër zjarrfikës dhe katër qytetarë të shpëtuar, megjithatë menjëherë u gjetën dhe nuk janë të lënduar.

Për shkak të vërshimeve edhe sot është mbyllur autostrada mes Athinës dhe Selanikut në të dy drejtimet.

Mediumet në Greqi komentojnë se Lugina e Tesalisë, më e goditura nga vërshimet është një nga rajonet më të rëndësishme bujqësore dhe ekonomike në vend dhe sjellë pesë për qind të BPV-së.

Rajonet e goditura nga vërshimet, sot në mëngjes i vizitoi presidentja e Greqisë, Katerina Sakelaropulu, ndërkaq sotne kryeministri grek, Kiriakos Micotakis sërish do të jetë në rajonin e tesalisë, prej ku pritet t'i kumtojë masat për mbështetje të të goditurve. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR