Numri i të vdekurve në tërmetet në Turqi dhe Siri i tejkaloi 20.000
- Numri i të vdekurve nga tërmetet që shkatërruan rajone të mëdha në Turqi dhe Siri sot i tejkaloi 20.000, ndërsa shpresat për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënojat e mijërave ndërtesave të shembura po pakësohen, raporton DPA.
Stamboll, 9 shkurt 2023 (MIA) – Numri i të vdekurve nga tërmetet që shkatërruan rajone të mëdha në Turqi dhe Siri sot i tejkaloi 20.000, ndërsa shpresat për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënojat e mijërave ndërtesave të shembura po pakësohen, raporton DPA.
Në Turqi deri më tani janë 17.134 humbje jetësh të konfirmuara si dhe 3.317 në Siri, me çka numri i përgjithshëm është 20.451 - humbje jetësh, që e bën një nga tërmetet më vdekjeprurës në dekadat e fundit.
Mbi 75.000 njerëz janë lënduar në dy tërmetet e fuqishme e të njëpasnjëshme që mëngjesin e së hënës i goditën rajonet.
Një numër shumë i madh njerëzish kanë mbetur pa shtëpi dhe nuk kanë në dispozicion produkte dhe shërbime bazë, veçanërisht në Siri e cila është e shkatërruar nga lufta dhe ku ndihma humanitare arrin në mënyrë shumë të ngathët.
Qeveria turke kumtoi se mbi 100.000 njerëz për të katërtën ditë janë duke bërë kërkime nën rrënojat, duke përfshirë edhe ekipe nga jashtë.
Servisi publik turk TRT njofton se deri më tani nga nën rrënojat në Turqi janë shpëtuar rreth 8.000 njerëz.