Numri i të vdekurve në tërmetet në Turqi dhe Siri i afrohet numrit 24.000
- Së paku 20.213 njerëz e humbën jetën në tërmetin në Turqi, informoi sonte ministri turk i Shëndetësisë, Fahretin Koxha.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:27, 10 shkurt, 2023
Ankara, 10 shkurt 2023 (MIA) - Së paku 20.213 njerëz e humbën jetën në tërmetin në Turqi, informoi sonte ministri turk i Shëndetësisë, Fahretin Koxha.
Ai shtoi se janë lënduar 80.052 njerëz.
Në të njejtën kohë, grupi Helmetat e bardha kumtoi se së paku 2.166 persona e humbën jetën në Sirinë veriperëndimore, në territorin e kontrolluar nga opozita siriane.
është rritur numri i viktimave edhe në pjesët e vendit të cilat janë nën kontroll të qeverisë, ndërsa tani ka 1.387, me 2.326 të lënduar.
Numri i përgjithshëm i të vdkeurve në tërmetin në Siri u rrit në 3.553 viktima. ab/