• e shtunë, 29 qershor 2024

Numri i të vdekurve në sulmin terrorist afër Moskës u rrit në 115

Numri i të vdekurve në sulmin terrorist afër Moskës u rrit në 115

Moskë, 23 mars 2024 (MIA) - Numri i të vdekurve në sulmin terrorist në sallën e koncerteve "Krokus" në afërsi të Moskës u rrit në 115, kumtoi sot Komiteti hetimor rus në kanalin e vet "Telegram".

Sipas të dhënave të publikuara paraprakisht, mbi 140 janë lënduar.

"Në vendin e sulmit terrorist në sallën e koncerteve 'Krokus', kur shërbimet urgjente i pastronin rërnojat, janë gjetur disa trupa, kështu që numri i të vdekurve për momentin është 115 persona", thuhet në kumtesën e Komitetit hetimor.

Sulmues me veshje të maskuara mbrëmë hynë në sallën e madhe të koncerteve në Moskë dhe hapën zjarr, me ç'rast e djegën. Sulmuesit  menjëherë hapën zjarr dhe ikën, ndërsa sot në mëngjes Shërbimi federal i zbulimit (FSB) kumtoi se lidhur me sulmin janë arrestuar 11 persona, mes të cilëve edhe katër terroristë të cilët ishin drejtpërdrejt të involvuar.

Siç shton agjencia ruse, sipas të dhënave preliminare, njerëzit vdiqën nga plagët nga armë zjarri dhe helmimi. Gjatë sulmit terroristët përdorën armë automatike, ndërsa me lëng ndezës hynë në hapësirat e sallës së koncerteve. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR