• e shtunë, 23 nëntor 2024

Numri i të vdekurve në sulmin në Bejrut është rritur në 12

Numri i të vdekurve në sulmin në Bejrut është rritur në 12

Bejrut, 20 shtator 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se në sulmin e sotëm izraelit në Bejrut, të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 66 janë lënduar, nëntë prej tyre janë në gjendje kritike.

"Largimi i rrënojave ende zgjat, thuhet në kumtesë.

Sulmi i sotëm izraelit në Bejrut erdhi pasi Hezbollahu hodhi raketa në veri të Izraelit dhe në kohën kur priten hakmarrje në atë rajon, pasi lideri i asaj organizate shiite Hasan Nasrallah kërcënoi se do të shpërthejë mijëra pejxherë dhe pajisje radiofonike këtë javë.

Periferitë jugore të Bejrutit u sulmuan gjatë orëve të pikut, kur punonjësit po ktheheshin nga puna dhe nxënësit nga shkolla. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR