• e premte, 27 shtator 2024

Numri i të vdekurve në përmbytjet në Mianmar ka mbërritur në 113 numri

Numri i të vdekurve në përmbytjet në Mianmar ka mbërritur në 113 numri

 Rangun, 15 shtator 2024 (MIA) - Numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga tajfuni Jagi në Mianmar është rritur në 113 dhe më shumë se 320.000 persona janë zhvendosur, njoftoi sot junta ushtarake në vend.

 "Në të gjithë vendin humbën jetën  113 persona, 64 janë të zhdukur, ndërsa  14 janë lënduar", tha zëdhënësi i juntës Zav Min Tun.

 Ai shtoi se "më shumë se 320.000 njerëz ose 78.000 shtëpi janë evakuuar në kampet e përkohshme për ndihmë", raporton Beta.

 Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR