• e mërkurë, 01 janar 2025

Numri i të vdekurve në fatkeqësinë ajrore në Korenë e Jugut u rrit në 120

Numri i të vdekurve në fatkeqësinë ajrore në Korenë e Jugut u rrit në 120

Seul, 29 dhjetor 2024 (MIA) - Është konfirmuar se jetën e kanë humbur 120 persona, ndërsa vetëm dy persona - që të dy nga ekuipazhi - kanë shpëtuar, kumtoi shërbimi zjarrfikës i Koresë së Jugut, pasi që aeroplani i kompanisë Çexhu Er u rrëzua gjatë aterimit në aeroportin ndërkombëtar Muan në Kore të Jugut.

"Deri më tani janë shpëtuar dy, për 120 është konfirmuar se kanë vdekur", thuhet në kumtesën e Shërbimit zjarrfikës nacional, ndërsa operacioni për kërkim dhe shpëtim është në rrjedhë.

Në aeroplan ka pasur 181 persona - 175 udhëtarë dhe 6 anëtarë të ekuipazhiut.

Aeroplani është "Boing 737-800" i kompanisë ajrore koreane "Çexhu er" (Jeju Air) dhe fluturonte nga Bangkoki. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR