• e premte, 27 dhjetor 2024

Numri i rasteve të reja në Japoni rritet në mënyrë drastike nga fillimi i vitit

Numri i rasteve të reja në Japoni rritet në mënyrë drastike nga fillimi i vitit
Tokio, 16 janar 2022 (MIA) - Numri i rasteve të reja me koronavisur në Japoni po rritet për 05 herë nga fillimi i vitit. Mediat lokale raportuan se numri i rasteve ditore të Kovid-19 në Japoni i kaloi 25,000, për herë të parë që nga gushti i vitit 2021. Në 24 orët e fundit, në Japoni janë regjistruar 25,630 koronavirusë të rinj të infektuar, duke e çuar numrin total të rasteve me Kovid-19 në 1,859,973. Disa rajone i kanë thyer rekordet e tyre. Kishte 3,692 raste në qytetin juglindor të Osaka, 1,829 në ishullin më jugor të Okinawa dhe më shumë se 1,000 në Hiroshima. Duke e pasur parasysh se numri i rasteve të reja më 1 janar i vitit  2022 ishte 457, numri i rasteve ditore me Kovid-19 është rritur me 50 herë në dy javët e fundit. Numri më i lartë ditor i rasteve me Kovid-19 dikur i regjistruar në Japoni ishte 25,992, ndërsa u regjistrua më 20 gusht të vitit 2021. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR