• e diel, 06 tetor 2024

Numri i njerëzve të zhvendosur nga konflikti në Sudan ka kaluar katër milionë

Numri i njerëzve të zhvendosur nga konflikti në Sudan ka kaluar katër milionë

Darfur, 10 gusht 2023 (MIA) - Më shumë se katër milionë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre që kur shpërthyen luftimet në Sudan rreth katër muaj më parë, njoftojnë Kombet e Bashkuara, raporton DPA. 

"Pas 16 javësh konflikti në Sudan, më shumë se katër milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit dhe vendeve fqinje", tha Klementin Nketa-Salami, koordinator humanitar në KB për Sudanin. 

Shumë nga ata që janë kapur në luftime nuk janë në gjendje, ndërsa në disa raste ato parandalohen në mënyrë aktive për të kërkuar siguri diku tjetër. Nketa-Salami shtoi se ata që arrijnë të shpëtojnë përballen me jo më pak rreziqe, sepse gjatë rrugës mund të bëhen viktima të dhunës, grabitjes dhe keqtrajtimeve. Ajo këtë e deklaroi gjatë prezantimit të raportit për situatën në Sudan në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të KB-së.

Në të njëjtën konferencë, Edem Vasornu, drejtor i departamentit operacional për të drejtat e njeriut në Zyrën e KB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, tha se vetëm që nga 23 qershori, 1.4 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre. qa/mb/

QËNDRONI TË LIDHUR