• e enjte, 26 dhjetor 2024

Numri i martesave të reja në Kinë ka rënë në nivelin më të ulët historik

Numri i martesave të reja në Kinë ka rënë në nivelin më të ulët historik

 Pekin, 11 qershor 2023 (MIA) - Numri i martesave të reja në Kinë në vitin 2022 ka rënë në nivelin më të ulët që nga fillimi i regjistrimit të këtij lloji të të dhënave, njoftoi sot portali kinez Yicai, duke vlerësuar se vazhdon  trendi i rënies së martesave të shënuar në dhjetë vitet e fundit.

Sipas Ministrisë së Punëve  Civile të Kinës, vetëm 6.83 milionë çifte vitin e kaluar i kanë regjistruar martesat e tyre civile, që është më pak 800.000 më pak se vitin paraprak..

Rënia, e cila erdhi pasi kufizimet e pandemisë  të vitit të kaluar i detyruan njerëzit me javë të tëra të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, e ndjek një trend të rënies së natalitetit dhe uljes së popullsisë. 

 Në vitin 2022,  për herë të parë në gjashtë dekadat e fundit ka ardhur deri në uljen e populllsisë së Kinës. Besohet se ky mund të jetë fillimi i një periudhe të gjatë të rënies së popullsisë, e cila do të ketë implikime të mëdha për ekonominë dhe botën.

Shkalla e natalitetit në Kinë vitin e kaluar ra në 6.77 lindje në një mijë banorë, një nivel më i ulët deri më tani, nga 7.52 në vitin 2021. 

 Për të inkurajuar martesat dhe nataëitetin, Kina muajin e kaluar njoftoi se do të fillojë projekte pilot në më shumë se 20 qytete për të krijuar një kulturë të "epokës së re" që promovon martesën dhe lindjen e fëmijëve. ar/

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR