Numri i luftëtarëve të vrarë proiranianë në sulmin izraelit në Alepo u rrit në 16
- - Numri i të vrarëve në sulmin ajror izraelit ndaj milicive proriraniane në veri të Sirisë u rrit në 16, informon DPA.
- Post By Fitore Curri
- 16:06, 3 qershor, 2024
Alepo, 3 qershor 2024 (MIA) - Numri i të vrarëve në sulmin ajror izraelit ndaj milicive proriraniane në veri të Sirisë u rrit në 16, informon DPA.
Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britaninë e Madhe, numri i të vdekurve sipas gjitha gjasave do të rritet sepse disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.
Sulmi pas mesnate ishte drejtuar ndaj fabrikave dhe depove të armëve të milicive proiraniane mes qyteteve Hajan dhe Tamura në pjesën veriore të Alepos, njoftoi grupi vëzhgues.
Sulmi ishte në afërsi të pikave të kontrollit të forcave ruse dhe armatës siriane, të cilat gjithashtu gjenden në afërsi të lokacioneve të synuara.
Ushtria izraelite nuk komentoi.
Në ndërkohë, sistemi izraelit për mbrojtje kundërajrore ka zmbrapsur raketë tokë-tokë të gjuajtur në qytetin port jugor Eilat.
Forcat izraelite të mbrojtjes njoftuan se sirenat ishin aktivizuar në Eilat, por nuk ka informacione për viktima. Raketa erdhi nga Deti i Kuq, shtojnë prej atje.
Gazeta "Tajms of Izrael" thotë se sulmi sipas gjitha gjasave është vepër e huthëve nga Jemeni, të cilët janë aleatë me Iranin dhe Hezbollahun libanez. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s