• e premte, 27 dhjetor 2024

Numër rekord i emigrantëve kanë humbur jetën ose janë zhdukur në afërsi të bregut të Tunizisë në vitin 2023

Numër rekord i emigrantëve kanë humbur jetën ose janë zhdukur në afërsi të bregut të Tunizisë në vitin 2023

Tunis, 13 shkurt 2024 (MIA) - Një numër rekord i 1.313 emigrantëve janë regjistruar si të vdekur ose të zhdukur në afërsi të bregut të Tunizisë vitin e kaluar, njoftuan mediat britanike, duke iu referuar një kumtese të një organizate për të drejtat e njeriut. 

Në kumtesë theksohet thellimi i krizës emigruese në vendin e Afrikës së Veriut. 

"Numri i përmendur përfaqëson 75 për qind të numrit të përgjithshëm të refugjatëve të shpallur të vdekur ose të zhdukur në afërsi të brigjeve të Italisë, Libisë dhe Maltës", deklaroi përfaqësuesi i forumit tunizian për të drejta ekonomike dhe sociale, Ramadan Ben Amor.

Me ngrohjen e motit nga fundi i janarit, u rrit rrjedha e emigrantëve, duke përfshirë edhe tunizianë, të cilët po bëjnë përpjekje që të mbërrijnë në Itali me anije përmes Detit Mesdhe. Nga mesi i muajit të kaluar, rreth qindra emigrantë humbën jetën ose u zhdukën në afërsi të bregut të Tunizisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR