• e premte, 17 maj 2024

Numër rekord i emigrantëve e kanë kaluar La Manshin katër muajt e parë të vitit

Numër rekord i emigrantëve e kanë kaluar La Manshin katër muajt e parë të vitit

Londër, 1 maj 2024 (MIA) - Numri i emigrantëve që kanë arritur në Britaninë e Madhe pasi kanë kaluar La Manshin ka arritur një rekord të ri për katër muajt e parë të vitit dhe është rritur për 27 për qind në krahasim me vitin 2023.

Gjithsej 7.567 persona e kanë kaluar deri në prill, sipas shifrave të përkohshme nga Ministria britanike e Punëve të Brendshme, raportoi DPA.

Kjo është për 27 për qind më shumë se numri i mbërritjeve të regjistruara në katër muajt e parë të vitit të kaluar (5.946) dhe një rritje prej 13 përqindëve krahasuar me shifrat e regjistruara për të njëjtën periudhë të vitit 2022 (6.691).

Gjithsej 268 persona kanë mbërritur dje në Britaninë e Madhe me pesë varka, ndërsa kalimet vazhdojnë edhe sot.

Rreth 2.132 njerëz kanë udhëtuar me 42 varka në prill, që tregon mesatarisht 51 persona për anije muajin e kaluar.

Kjo është më e lartë se mesatarja për marsin - 48 persona për varkë - por më e ulët se kulmi prej 56 personave për varkë në shtator të vitit 2023. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR