• e mërkurë, 03 korrik 2024

Numër i madh i viktimave në përmbytjet në Afganistan

Numër i madh i viktimave në përmbytjet në Afganistan

Kabul, 11 maj 2024 (MIA) - Tre provinca afgane janë goditur nga përmbytjet shkatërruese, kumtuan sot autoritetet, duke shtuar se të paktën 153 persona e kanë humbur jetën.

Provinca Bagllan është goditur më së shumti nga katastrofa. Persona zyrtarë tentojnë ta konfirmojnë numrin e saktë të viktimave, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se ka të paktën 153 viktima dhe mbi 100 të lënduar.

Persona zyrtarë në provincën fqinje Taharu publikuan për më shumë se 20 raste të vdekjes, ndërsa provinca Badakshan konfirmoi dy raste të vdekjes dhe dy persona të zhdukur. Përmbytjet shkatërruan pronë dhe toka bujqësore në të gjitha rajonet e goditura. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR