• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nuk kanë gjasa të marrin azil, por megjithatë vijnë në Gjermani: Përse?

Nuk kanë gjasa të marrin azil, por megjithatë vijnë në Gjermani: Përse?

8 nëntor 2023

Dojçe Vele

Një numër i madh i qytetarëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, rregullisht dhe disa herë me radhë kërkojnë azil politik në Gjermani, edhe pse pothuajse është e pamundur që ato kërkesa të zgjidhen pozitivisht.

"Kur do të shohin disa nga mbiemrat, punëtoët në qendra e pranimit të refugjatëve në Berlin tashmë e dinë se çka pason: zero mundësi për të fituar azilin, por disa muaj marrje e ndihmës sociale, pas çka pason refuzimi i kërkesës. Ndërsa vitin e ardhshëm rrëfimi përsëritet", shkruan gazeta "Tagesshpigel", duke cekur se gjendja është e ngjashme edhe në disa provinca të tjera gjermane.

"Emigrantët kryesisht në pranverë kthehen në vendin e origjinës, e kalojnë verën atje, ndërkaq në vjeshtë kthehen në mënyrë që sërisht të parashtrojnë kërkesë për azil", shkruan gazeta gjermane.

Kjo është e mundur për shkak të ligjit gjerman, i cili nuk e kufizon numrin e tentimeve se kur mund të parashtrohet kërkesa. Sepse, siç është sqaruar, situata e aplikesit mund të jetë ndryshuar nga parashtrimi i fundit dhe kërkesa e refuzuar dhe mund të jetë e domosdoshme t'i ofrohet mundësi e re dhe të rishqyrtohet kërkesa. Kemi raste kur një person i njejtë parashtron kërkesë shtatë-tetë herë", thotë një i punësuar në Qendrën e pranimit.

Si duke deportimi nga Gjermania?

Zyra federale gjermane për emigracion dhe refugjatë (BAMF) kumtoi se vetëm këtë vit ka pasur 13.000 kërkesa të prësëritura. Numri më i madh i aplikuesve vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe pse nga mesi i dekadës së kalaur u shpallën "vende me prejardhje të sigurt", që i bën pothuajse të pamundura gjasat për zgjidhje pozitive të kërkesës për azil. Përqindja e kërkesave të zgjidhura pozitivisht  është nën një për qind.

Ndërkaq, megjithatë, "familje të tëra nga ato vende njëherë në vit shpërngulen nga vendet e tyre të prejardhjes për t'u vendosur për azol në Gjermani, e më pas kthehen prapa", njofton një i punësuar në një qendër pranimi në krahinën e Saksonisë së Poshtme. Udhëtimi i këtillë është i mundur edhe për shkak të regjimit pa viza për vendet prej ku vijnë këta persona. Numri i aplikuesve nga Ballkani është akoma i lartë edhe përkundër programeve për punësim të banorëve nga rajoni të cilat Gjermania i vendosi në vitin 2015, e të cilat mundësojnë punësim rrelativisht të lehtë në Gjermani.

Për momentin po diskutohet për atë nëse refugjatëve, përkatësisht kërkuesve të azilit duhet t'u paguhet ndihma sociale, e cila tek disa familje me më shumë fëmijë lehtlsisht ngritet në mbi 2.000 euro në muaj (para të gatshme), apo duhet t'u jepen vauçerë për ushqim dhe nevoja të tjera. Kjo, siç besojnë gjithnjë e më shumë politikanë, do ta bënte Gjermaninë më pak tërheqëse për kërkuesit e azilit.

Problem tjetër është fakti që këto kërkesa të përsëritura vihen në barrë të shërbimeve për përpunim të kërkesave. Edhe ashtu janë nga fundi, për shkak të numrit të rritur të refugjatëve nga vende të tjera si Turqia, Siria dhe Afganistani. 

QËNDRONI TË LIDHUR